Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Socialistët në mbështetje të Erion Braçes për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama nuk pyet shumë dhe shfaqet të Njësia 4 me Ogerta Manastirliun

Shkruar nga Newsbomb
Socialistët në mbështetje të Erion Braçes për
Edi Rama shfaqet të Njësia 4 me Ogerta Manastirliun

Kryeministri Edi Rama ndodhet pasditen e kësaj të mërkure me socialistët e Njësisë 4 në kryeqytet, në turin që ka nisur me grupet e Tiranës, për atë që ai e quan rienergjizim të strukturave. Ky vendim vjen menjëherë pas mbledhjes së Asamblesë së PS, ku ekipi i kryeqytetit u riformatua.

Mirëpo, në një kohë që deputeti dhe një ndër politikanët më me ndikim në Partinë Socialiste, Erion Braçe ka shprehur publikisht interes për të garuar si kandidat për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama është shfaqur sot në krah të Ogerta Manastirliut.

Sipas vendimit të fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, drejtuesit e Njësisë 4 në Tiranë janë socialistët Blerina Gjylameti dhe Eduard Shalsi, raporton newsbomb.al.

Mbështetja e tij për një nga bashkëpunëtoret e hershme, qëkur ishte vetë i pari i kryeqytetit, dihet, por nuk është e qartë nëse dalja e sotme krah saj është një sinjal për Braçen dhe socialistët, se ai e ka zgjedhur me kohë kryebashkiaken e ardhshme.

Edi Rama e ka deklaruar shpesh se Ogerta Manastirliu do të jetë kandidatja e socialistëve për të pasuar Erion Veliajn, por ditët e fundit ka një numër të konsiderueshëm zërash nga e majta, dhe jo vetëm, të cilët po përkrahin Erion Braçen.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese