Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë fjalën hapëse në Konventën Kombëtare, në një mbledhje që siç është deklaruar, do të jetë e fundit e një partie të vjetër sepse në përfundim të saj partia do të jetë krejt e re në frymë dhe organizim.
Ai foli për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe për rezultatin që mori partia që ai kishte krijuar, duke treguar se i dhimbsej kur shikonte numrat.
Nga salla e Pallatit të Kongreseve, Ilir Meta ashpërsoi tonet dhe ndau rrugët me ata që cilësohen si "tradhtarë" brenda kësaj force politike, apo persona që punojnë kundër saj, duke thënë se nëse nuk duan të jenë krah tij mund të ndahen si miq.
"Sigurisht më dhimbsej dhe partia politike që kisha krijuar me "po, po. Jo, jo". dhe kështu do jetë kjo parti. Kushdo që është me Ilir Metën dhe nëse zgjidhem sot president, do mbetet me Ilir Metën, kurse kush nuk është me Ilir Metën, të më japë dorën dhe mbetemi miq", u shpreh ai.
Pjesë nga fjala e Ilir Metës në Konventën Kombëtare:
Shqiptarët e dinë që unë Kushtetutën nuk e kam shkelur, këtë e ka thënë dhe Venecia, se edhe atje janë derdhur para e madhe kundër Presidentit. Por unë një gabim e kam bërë. Ç'gabim kam bërë unë? Natën e zgjedhjeve, pasi u zgjova në Vlorë bëra presion atje për të shpëtuar pluralizmin politik.
Sigurisht më dhimbsej dhe partia politike që kisha krijuar me "po, po. Jo, jo". dhe kështu do jetë kjo parti. Kushdo që është me Ilir Metën dhe nëse zgjidhem sot president, do mbetet me Ilir Metën, kurse kush nuk është me Ilir Metën, të më japë dorën dhe mbetemi miq.
Gabimi që unë bëra është, filloi me 9% LSI numërimet dhe kur u zgjova unë shkoi me 6%. Ou thashë, çfarë ndodhi. E dija që ishin dy kompani izraelite, që gjoja punonin të ndara, njëra për Lulin dhe tjetra për Ramën, por ishin të dyja për Ramën, që të asgjësonin LSI.
Unë i kërkoj falje të gjithë shqiptarëve që fola vetëm me dy, duhet t'i kisha marrë çdo deputet vetë. More profesor Panariti i thashë "si e bëre këtë?". Si more e bëmë ne këtë! Ça t'ju them unë këtyre mesazhe këtu, që janë të gjithë në emigrim.


