Deputetja dhe ish-kryetarja e LSI, tashmë Partia e Lirisë, ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare të kësaj force politike. Ajo ka folur për mediat dhe ka dhënë disa mesazhe, mes tyre dhe një që lë të kuptohet se mund të vendosë të tërhiqet nga politika.
Gjatë votimit të sotëm ajo do të ketë dy propozime, që i shpjegoi në hyre të mbledhjes, ndërsa theksoi se ndjente keqardhje që 30 vite angazhim politik po fshihen me një vendim të bashkëshortit të saj, Ilir Metës. Sot, ajo humb të gjitha postet drejtuese në PL dhe mbetet thjeshtë deputete.
"Dy propozimi, e para për buxhetimin e grave kandidate e cila është në kuadrin e një bashkëpunimi që Partia e Lirisë, dhe LSI më përpara, për buxhetimin e grave kandidate.
Propozimi i dytë është përsa i përket konfliktit të interesit. Unë mendoj se konflikti i interesit ëhstë shkatërrimtar për partinë. Unë propozojë që një anëtar i partisë nuk mund të propozojë emërime kur të vijë në qeveri", u shpreh Monika Kryemadhi.
Po krijoni një fraksion brenda Partisë së Lirisë?
Unë nuk besoj te fraksionet. Besoj te vërtetësia e secilit nga ne. Fraksionin Monika Kryemadhi nuk e bën për show, nuk kam turp të vishem me taka, as të vishem si grua, se nuk jam burrë, jam grua. Aktrimi në politikë nuk ju shërben të rinjve dhe të rejave.
Keqardhje që nuk do jeni me pjesë e strukturave?
Normal që ndjej keqardhje se 30 vite të jetës tënde politike t'i fshijnë me një vendim, sepse ti ke zgjedhur të ndërtosh familje, jo përfitime. Jam investuar që në forumin rinor dhe jam një nga akademitë politike më të vjetra në politikën shqiptare. Prioritetet e Monika Kryemadhit tashmë dhe në vazhdim janë Besi, Bora dhe Era.
A po paralajmëroni largimin nga politika?
Jeta është shumë e gjatë, ka akoma.

