Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku ka nisur punimet Konventa Kombëtare e kësaj force politike. Ai është pyetur dhe për deklaratat e bashkëshortes së tij, e cila hyri më herët.
Ai nuk ka kursyer notat e humorit për "keqardhjen" e Kryemadhit se po i fshijnë 30 vite të karrierës politike.
"Mbas kësaj konvente, kjo është një parti tjetër. Kush e ka gënjyer Monikën? (Qesh) Si të largohet Monika? (Qesh) Monika Kryemadhi është deputetet dhe mund të zgjidhet deputete sa herë të dëshirojë. Ajo ka më shumë vota se Luçiano Boçi. Do zgjidhim çështjen e nepotizmit.
Nepotizmi është një problem i madh për shoqërinë tonë. Jemi në këtë situatë se janë 500 lidhje nepotike në tatime dhe dogana. Nëse ne nuk shkëputemi nga nepotizmi, si do na besojnë ne shqiptarët nesër", u shpreh Ilir Meta.
I pyetur për largimin e Monika Kryemadhit nga të gjitha strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se ajo është më e mbrojtura.
"Monika Kryemadhi është më e mbrojtura nga neni i nepotizmit, sepse duke qenë ish-kryetare e partisë, ajo është automatikisht anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar. Në Kryesi jemi të dy të barabartë, edhe unë edhe Monika. Meqë keni hallin e Monikës ju, Monikën nuk e ka marrë peng askush. Nepotizmi nuk ka lidhje me Monikën", vijoi ai.
I pyetur nga gazetarja nëse kishte frikë se mos bashkëshortja, Monika Kryemadhi i merr drejtimin e partisë, ai shtoi "Merreni këtë punë me shumë qetësi. Ne luftojmë që mendimi ndryshe të triumfojë në Partinë e Lirisë. Kush të dojë..."