Hapësire reklamuese

Politikë

I përlotur dhe me zërin e dridhur, Arben Pëllumbi i drejtohet për herë të fundit babait: Lamtumirë Profesor! Faleminderit për dashurinë me të cilën na rrite dhe gjithçka që na dhe

Shkruar nga Newsbomb
I përlotur dhe me zërin e dridhur, Arben Pëllumbi i drejtohet
Arben Pëllumbi i drejtohet për herë të fundit babait

Arben Pëllumbi, deputet socialist dhe djali i Servet Pëllumbit, ka mbajtur një fjalë të shkurtër përpara familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve që po nderojnë sot kujtimin e babait të tij, në homazhet e fundit.

I përlotur dhe me zërin që i dridhej, ai i është drejtuar për herë të fundit babait, duke e falenderuar për dashurinë me të cilën e rriti e për vlerat e dinjitetin që i dha familjes Pëllumbi.

"Sot qëndroj përpara jush me një dhimbje të thellë në zemër për t'i dhënë lamtumirën njeriut më të shtrenjtë të jetës sonë. Është e vështirë të gjesh fjalët kur humbet babain, një figurë që të ka rritur me dinjitet. Ai ishte një njeri i drejtë dhe i respektuar nga ata që patën fatin ta njohin.

Ai na mësoi se jeta duhej jetuar me ndershmëri dhe dashuri për familjen. Na mësoi të mos ulim kokën përpara padrejtësive dhe të ruajmë gjithmonë dinjitetin. Fjalët e tij, këshillat, të gjitha do të na shoqërojnë përgjithmonë", u shpreh Arben Pëllumbi.

Deputeti socialist kujtoi edhe njëherë vlerat me të cilat është rritur, ato vlera për të cilat socialistët dhe kundërshtarët politikë nderojnë Servet Pëllumbin, si një profesor dhe intelektual i rrallë që përherë diti të ngrihej mbi lartësinë e situatës dhe momentit, duke zgjedhur qetësinë dhe mençurinë.

"Sot dua të them me krenari që jam djali i tij, për vlerat që na la dhe dashurinë që na dhuroi pa kushte. Largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh, por edhe një dritë të fortë; shembullin e jetës së tij dhe kjo dritë do të na udhëheq. Lamtumirë Profesor, faleminderit për gjithçka që na dhe", përmbylli Arben Pëllumbi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese