Hapësire reklamuese

Politikë

I jepet sot lamtumira e fundit Servet Pëllumbit! Nisin homazhet te TOB, i biri qëndron pranë arkëmortit të së atit, politikanë të majtë e të djathtë shkojnë e nderojnë

Shkruar nga Newsbomb
I jepet sot lamtumira e fundit Servet Pëllumbit! Nisin homazhet te TOB, i
Servet Pellumbi dhe pamje nga homazhet

Këtë të mërkurë maji, Shqipëria do t’i japë lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të së majtës shqiptare, ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Ceremonia mortore ka nisur me mbërritjen e arkëmortit dhe vendosjen e tij në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku po zhvillohen homazhet publike në nder të tij. Që në orët e para të mëngjesit, qytetarë, përfaqësues të politikës dhe personalitete të jetës publike kanë bërë homazhe, duke nderuar figurën e Pëllumbit, i cili gjatë gjithë jetës së tij dha kontribut në jetën akademike dhe politike të vendit.

I jepet sot lamtumira e fundit Servet Pëllumbit! Nisin homazhet te TOB, i
Pamje nga homazhet

Pranë arkëmortit ndodhet familja e tij, përfshirë djalin e tij Arben Pëllumbin, si dhe të afërm e familjarë të shumtë që po e shoqërojnë atë në këtë moment të vështirë. Atmosfera në sallë shoqërohet nga muzika funebre.

I jepet sot lamtumira e fundit Servet Pëllumbit! Nisin homazhet te TOB, i
Arben Pellumbi prane arkemortit te se atit

Në homazhe është parë edhe Namik Dokle, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit, i cili pritet të mbajë edhe një fjalë përmbyllëse në fund të ceremonisë, së bashku me Arben Pëllumbin.

Po ashtu, në nderim të tij kanë marrë pjesë përfaqësues nga e majta dhe e djathta shqiptare. Mes tyre, ish-ministrja Olta Xhaçka, e afërme familjare e Pëllumbit, si dhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Në homazhe pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, në ceremoninë zyrtare që zhvillohet në orën 12:00.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Pas homazheve dhe fjalimeve përkujtimore, ceremonia do të vijojë në orën 12:30 me përcjelljen zyrtare të trupit, ndërsa në orën 13:00 arkëmorti do të niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të bëhet edhe prehja e tij e fundit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese