Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, Dogjani: Bandat s’kanë frikë nga ligji, autorët të dalin para drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, Dogjani: Bandat s’kanë
Komisioni i Ligjeve

Deputeti i PD, Asllan Dogjani nga Komisioni i Ligjeve ka dënuar dhunën ndaj avokatit të Berishës, Sokol Mëngjesi.

Ai është shprehur se dhuna duhet dënuar dhe se organet zbatuese dhe ligjvënëse duhet sa më shpejtë të vejnë para drejtësisë autorët.

Dogjani: Ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Bllok dhe meqenëse jemi në komisionin e Ligjeve dhe rasti ka të bëjë me një avokat, i cilido është goditur në mes të ditës me leva. Ai është edhe pedagog dhe avokat i Sali Berishës.

Të goditet një avokat në mes të ditës do të thotë se bandat nuk kanë frikë nga ligji, qytetarët janë të pasigurt kur krimi guxon dhe dhunën një koleg dhe mendoni se çfarë mund të bëjnë me një njeri të thjeshtë.

Dënoj këtë dhunë ndaj avokatit dhe ti kërkoj organeve që autorët të vihen para përgjegjësisë penale.

Bushka: Solidarizohemi dhe kundërshtojmë çdo akt dhune ndaj avokatëve dhe bëjmë thirrje organeve që të hetojnë dhe të dënojnë fajtorët

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese