Në selinë e Partisë Demokratike ka nisur festa! Të buzëqeshur dhe me dy gishtat lart, kështu e kanë pritur deputetët dhe simpatizantët demokratë vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila vendosi sot që vula e Partisë Demokratike të kalonte në duart e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Siç shihet dhe nga pamjet e kapura nga LSA, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Luan Baçi, Klevis Balliu, nuk fshehin entuziazmin.
Ndërkohë, festa ka filluar edhe në selinë blu. Mbështetës të Sali Berishës janë mbledhur në “shtëpinë e demokratëve” ku dhe kanë hedhur fishekzjarre. Ata kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës së Apelit me këngë e valle, teksa brohorisnin dhe emrin e liderit të demokratëve, Sali Berishës.