Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ervin Salianji nuk heq dorë, së bashku me Ilir Vrenozin i shkon Berishës në protestë

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Salianji nuk heq dorë, së bashku me Ilir Vrenozin i shkon
Ervin Salianji, Ilir Vrenozi e te rinj demokrate ne proteste

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka marrë pjesë dhe mbrëmjen e sotme në protestën e organizuar nga opozita.

Pavarëisisht përplasjeve të ashpra, kujtojmë këtu dhe “vetëpërjashtimin” e Salianjit nga partia, siç i referohet Berisha, përsëri ish-deputeti i është bashkuar tubimit, por duke qëndruar në distancë nga anëtarët e tjerë të partisë. Ervin Salianji është rrethuar nga të rinj demokratë dhe nga Ilir Vrenozi.

Salianji tashmë etiketohet si demokrati që kërkon të marrë rolin e Berishës në PD referuar dhe nismës me foltoret nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë jashtë programit të partisë.

Në deklaratat e tij Salianji ka thënë me zë të lartë se askush nuk guxon ta përjashtojë nga partia për të cilën ai ka sakrifikuar më shumë se kushdo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese