Qytetarë e mbështetës të Partisë Demokratike kanë filluar të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë, pjesëmarrës në protestën e sotme të thirrur nga partia më e madhe opozitare në vend.
Por, përveç demokratëve që mblidhen për të protestuar poshtë zyrës së Ramës çdo të hënë apo në ditë të paralajmëruara si kjo e sotmja, në trotuarin e bulevardit qëndron prej 8 dhjetorit dhe Adriatik Lapaj me mbështetës të tij.
Siç ndodhi dhe herën e kaluar, simpatizantët e Lapajt janë zhvendosur tek parku Rinia duke zgjedhur të qëndrojnë të veçuar dhe të mos marrin pjesë, pavarësisht se qëllimi është i përbashkët, të rrëzojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Vetë Lapaj ndodhet në Maliq në një takim me fermerët e zonës.

