Hapësire reklamuese

Politikë

DOKUMENTI/ Furtunë në Bashkinë e Tiranës! Erion Veliaj nuk pyet për Edi Ramën, shkarkon nënkryetaren e komanduar dhe emëron kryetare shefen e kabinetit

Shkruar nga Newsbomb
DOKUMENTI/ Furtunë në Bashkinë e Tiranës! Erion Veliaj nuk
Erion Veliaj/ Anuela Ristani

Erion Veliaj ka firmosur nga qelia shkarkimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të bashkisë së Tiranës.

Në dokumentin e firmosur nga kryebashkiaku Veliaj, detyra e kryetares së komanduar i delegohet nënkryetares së bashkisë, Sara Goxhaj.

Anuela Ristani u komandua përkohësisht në krye të Bashkisë së Tiranës më 12 shkurt, dy ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ristani ka qenë pjesë e strukturave të Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, në kohën dhe kur Veliaj fitoi mandatin e tij të parë në krye të këtij institucioni.

Në fillim Ristani ka mbajtur postin si shefe e kabinetit të kryebashkiakut, ndërsa para emërimit si kryebashkiake e përkohshme e Bashkisë ishte e ngarkuar për Çështjet Ndërkombëtare dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

DOKUMENTI/ Furtunë në Bashkinë e Tiranës! Erion Veliaj nuk
 

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 8 pika 2, neni 59 pika “I”, pika “3” të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të neneve 22, 28 dhe 29 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, Rregullores me nr. 46111 datë 29.12.2022 për “Miratimin, Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Strukturave të Institucionit të Bashkisë Tiranë”,

URDHËROJ:

Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë.
Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet.

Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit me Qytetarët, për zbatimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njoftohet në stendën e afishimeve publike të Bashkisë Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese