Hapësire reklamuese

Politikë

Djali i Presidentit amerikan, Trump Junior përgënjeshtron Partinë Demokratike: Nuk ka takim të anuluar mes meje dhe Ramës

Shkruar nga Newsbomb
Djali i Presidentit amerikan, Trump Junior përgënjeshtron Partinë
Trump Junior

Djali i madh i presidentit amerikan, Trump Junor, ka reaguar duke përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga PD-ja, se një takim mes tij dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, është anuluar. 

Sipas artikullit të publikuar nga drejtori i zyrës së shtypit të PD, Alfred Lela, Grenell është përpjekur që të përfshijë në agjendën e djalit të presidentit Trump edhe një vizitë në Tiranë ku të takonte kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në "X", i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, Richard Grenell, i ka kërkuar Alfred Lelës që ta fshijë lajmin, duke e cilësuar si të pavërtetë. Ai thekson se kjo është një gënjeshtër totale dhe duhet të korrigjohet ose të hiqet menjëherë. 

Ndërkohë, Trump Junior, ka reaguar po ashtu në lidhje me këtë lajm, duke e ripostuar në rrjetet sociale reagimin e Grenell.

“I dashur Alfred Lela, e kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, ka shkruar Grenell.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese