Pas Beratit, Korçës, Kukësit, Lezhës, Durrësit dhe Fierit, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike ka shpallur rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit edhe për 4 qarqe të tjera.
Anëtarët e Partisë Demokratike në Gjirokastër, Dibër, Shkodër dhe Elbasan kanë votuar si më poshtë:
REZULTATET E PRIMAREVE NË QARKUN E GJIROKASTRËS:
Në procesin e Primareve në qarkun e Gjirokastrës kanë marrë pjesë 1957 anëtarë të Partisë Demokratike, ndërkohë që kuota minimale e llogaritur, sipas formulës "Imperiali", për këtë qark është 178 vota.
REZULTATET E PRIMAREVE NË QARKUN E DIBRËS:
Në procesin e Primareve në qarkun e Dibrës morën pjesë 4580 anëtarë, ndërkohë që kuota minimale për këtë qark është vendosur të jetë 147 vota.
REZULTATET E PRIMAREVE NË QARKUN E SHKODRËS:
Pjesëmarrja në procesin e votimeve në Shkodër ka qenë 4451 anëtarë, ndërkohë që kuota minimale është vendosur të jetë 135 vota.

REZULTATET E PRIMAREVE NË QARKUN E ELBASANIT:
Pjesëmarrja në procesin e votimit në këtë qark ka qenë 3927 anëtarë të Partisë Demokratike, ndërkohë që kuota minimale është vendosur të jetë 164 vota.


..


