Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha tërhiqet nga deklarata e tij: Jam për reformim, jo për shkrirje të SPAK!

Shkruar nga Newsbomb
Berisha tërhiqet nga deklarata e tij: Jam për reformim, jo për
Sali Berisha

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” ka analizuar programin e Partisë Demokratike, ndërsa ka folur dhe mbi Prokurorinë e Posaçme teksa ka sqaruar dhe deklaratat e dhëna më parë ku është shprehur se “SPAK do të shkrihet”.

Berisha është shprehur se nuk është i mendimit për të shkrirë përfundimisht insitucionin e SPAK, por është i vendosur për ta reformuar.

Ndër të tjera ish-kryeministri thotë se do të hartohen ligje që të shtojnë kontrollin mbi Prokurorinë e Posaçme si dhe për të mos lejuar më këtë insitucion të përdoret për qëllime politike, siç ka bërë qeveria Rama, është shprehur Berisha.

Sali Berisha: SPAK tregon vetë. SPAK asnjë dosje e cila coji fijet tek Edi Rama, nuk merr kurrë përsipër ta shqyrtojë. Dosja me flagrante sot është dosja McGonigal.

Qeveria e Berishës do t’i shkojë deri në fund. Është kolona 3 e programit tonë, pastrimi i shtëpisë. SKAPI do reformohet. Unë jam për reformim, jo për shkrirje. SPAK nuk do të mund të përdoret për qëllime politike dhe nuk do mund të flejnë mbi dosje. Do i detyrojë ligji.

Ne do të bëjmë një ligj që ta detyrojë ligji prokurorinë. Ata janë pa asnjë lloj kontrolli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese