Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Rama ka marrë një 'thes me rrena' në shpinë”, Sali Berisha: PS s'ka program! I zotohem popullit që kjo situatë merr fund për 100 ditë

Shkruar nga Newsbomb
“Rama ka marrë një 'thes me rrena' në
Edi Rama dhe Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuari i mbrëmjes në “Çim Peka Live” i vendosur përballë analistit Mentor Kikia, teksa analizon të gjithë programin e PD-së ndërsa vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama është i dështuar nisur që nga programi që ai ka zgjedhur t’i prezantojë popullit shqiptar, të cilët demokratët që prej fillimit të fushatës e kanë cilësuar si të kopjuar.

Pjesë nga debati në studio:

Sali Berisha: Unë gjithë jetën kam ndjekur programin. Rama në tërësi nuk ka ndjekur progrma përvec vitit 2013. Ai kërkon më cdo kusht të mos japë llogari për çfarë nuk ka bërë, apo për ato që ka bërë keq. Kjo është një mënyrë për të bërë fushatë. Ka zgjedhur parodinë dhe banalitetin. Duke bërë të qeshë, duke bërë humor banal e bajat. Çvlerëson në hapsirën komunikative programet. Ai është detyruar t’i referohet fillimisht, të kopjojë pikë për pikë programin e PD dhe më pas e kaloi në vitin 2030. Ai e kupton  që është pa program dhe kjo mund t’i kushtojë. Në momentin që ti kopjon programin e kundërshtarit, ti ke kapitulluar në rrafshin e programit.

Mentor Kikia: Në këtë fushatë mungon Berisha me karizmën e gjuhën e ashpër e agresive, nga kontaktet me njreëzit thuhet se nuk po ndjehet shumë kjo PD-ja. Mendoni që fushata juaj kretësisht pozitive, përse nuk po e shfrytëzon sa duhet këtë qeveri me kaq shumë mëkate në kurriz për t’i treguar qytetarve, por jeni përqëndruar vetëm tek programi. A do ju cojë programi drejt fitores?

Sali Berisha: Nuk mund të jem partiak, Unë jam ai që i zotohem popullit që kjo situatë merr fund për 100 ditë. Për 100 ditë 570 mijë pensionistë shqiptarë, do të marrin 200 mijë lekë. Unë dua që këtë ta dijë secili prej tyre pavarësisht cfarë mendojnë për mua.

Më keni parë të përqëndrohem ndonjëherë kaq shumë tek pensionistët? Jam për të gjithë fermerët. Ky vend mund të transformohet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese