Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Operacioni “Shpirti”, zbulohen dy personat e tjerë që bashkëpunuan me drejtësinë, kush është “shefi” që tregoi emrin e prokurorit të Vlorës dhe trafikantin që i paguante shtëpinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë zbardhur nga Oranews dhe dy emrat e tjerë të të penduarve të drejtësisë që kanë bashkëpunuar me autoritetet italiane dhe shqiptare, gjë që solli në finalizimin e operacionit “Shpirti”, me një bilanc: 28 të arrestuar në Shqipëri dhe 10 në rajon.

Ata janë Donial Drolli 29 vjeç dhe Mariglen Shusha, nga Vlora të cilat janë arrestuar në Bari, gjatë operacionit të koduar “Shefi”.

“Shefi” ishte pseudonimi i Mariglen Shushës. Dy personat e tjerë që kanë folur në prokurorinë italiane janë Aurel Lazaj dhe Jurdi Bedinaj.

Shusha, ka treguar emrin e prokurorit të Vlorës Maksim Sota, si një lidhje shoqërore e kryetarit të organizatës kriminale, Ilirjan Zaimi alias Duçkollari. Ata kanë deklaruar se prokurori kishte qëndruar në një shtëpi me qira në Vlorë që e paguante, Ilirjan Zaimi.

Katër bashkëpunëtorët e drejtësisë kanë rrëfyer atë çfarë dinin rreth aktivitetit të organizatës kriminale, duke çuar në pranga mbi 38 persona.

LEXO EDHE: Ç’lidhje ke me trafikantin e drogës? Flet prokurori Sota i arrestuar nga SPAK: I shkoja te lokali në Vlorë, me të tjerët s’kam lidhje!

Lidhur me operacionin e policisë italiane të koduar “shefi”, disponohet një dosje me 565 faqe nga prokuroria fqinje, dhe thuhet se hetimi filloi në datë 5 prill 2016. Kërkohej verifikimi i trafikantëve shqiptarë, të cilët mbaheshin si furnizues të organizatave kriminale që punonin në veri të Barit. Kryetari i organizatës kriminale me bazë logjistike në Bari, e cila merrej me shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës ishte Mariglen Shusha. Pas dëshmisë së 4 bashkëpunëtorëve të drejtësisë, tashmë janë kryer dhe dy operacione të tjera në Itali dhe Shqipëri, të koduar “KULMI” dhe “SHPIRTI”.

Gjatë hetimeve të kryera është konstatuar se thuajse të gjithë anëtarët e grupit, flisnin me fjalë të koduara. 

Në detaj, lënda narkotike ishte, shumë herë, e përmendur në biseda si: makina, rrushi, motori, punëtor, shishe birre, shishe uji, bluza ose gjysmë bluza, bluza, shezlonge, persona, skeleri, birra, një gjuhë që ishte shumë e thjeshtë për dekodifikimin në kontekst të të gjitha bisedave. Me këtë rast, në mënyrë të thjeshtëzuar faktet kanë çuar në sekuestrimin e lëndës narkotike të thirrur me termin “shezlonge” e “skeleri”.

Ndërsa paratë ndikoheshin me terminologji tjetër, si për shembull: “dokumente”, ose në mënyrë të qartë me termat: “duhet të sjellin paratë”, “më thuaj sa para janë”, “sa orë punë keni bërë 30?”, “pesë punëtorë”, “më duhen paratë e janë 13 ditë punë!”, “mik, unë paratë nuk t’i mohoj, mund të vonoj me ditë”. Për sa i përket sasisë: “pesëdhjetë gramë”, “100 gramë”, “dhjetë skela”, “sa punëtorë do?  Dy, tre?”, “dhjetë shishe ujë”, “20 shezlonge”, “dhjetë persona”, “10 mijë”, “20 birra” e me çmimin: “me një mijë”, “është 1,4”, “45”.

Më shumë

spot_img
spot_img