Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Ç’lidhje ke me trafikantin e drogës? Flet prokurori Sota i arrestuar nga SPAK: I shkoja te lokali në Vlorë, me të tjerët s’kam lidhje!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori Maksim Sota, një nga të shënjestruarit e SPAK dhe i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ka folur për Oranews lidhur me operacionin e fundit të koduar “Shpirti”.

LEXO EDHE: Ironia me prokurorin e Vlorës, në 2019 kandidoi për në SPAK, sot u arrestua si pjesë e grupit ndërkombëtar të drogës

SPAK ka kërkuar në Gjykatë për ish-drejtuesin e Pokurorisë së Vlorës caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. I pyetur lidhur me akuzat e fundit ndaj tij, Sota thotë se ndaj tij është ngritur dyshimi se ka “shpërdorim detyre”, por jo trafik droge apo korrupsion.

“…unë nuk akuzohem për korrupsion dhe as për trafik droge pasi s’kam bashkëpunuar me askënd nga personat që sot ka arrestuar prokuroria SPAK. Nuk njoh asnjërin prej tyre. Sot jam në këtë gjëndje si i dyshuar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”

Sota mohon kategorikisht të jetë përfshirë në trafik droge.

“..Jo kurrën e kurrës, unë nuk jam i përfshirë me këta individë, për më tepër që jam prokurori që kam hetuar dhe vijoj të kem në dorë çështje të rëndësishme të trafikut dhe kultivimit të drogës në qarkun e Vlorës, ku të pandehur janë dhe efektivë të policisë…”

Më tej ai tregon se kolegët e tij në SPAK, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, e kanë thirur para disa kohësh, duke e marë në pyetje lidhur me njohjen ose jo të tij me shtetasin Ilirjan Zaimi alias Duçkollari dhe rrethanat e njohjes.

“…po unë këtë person e njoh se ka një lokal në Vlorë. Së bashku me shoqërinë time kam qënë disa herë në lokalin e tij, por kurrë s’kam pas të dhëna se ai merej me kultivim dhe trafik droge. Unë kurrë nuk  kam pasur në hetim një çështje penale kundër tij dhe shoqërisë apo familjarëve të tij, që ta favorizoja këtë individ. Unë kurrë nuk kam pasur marrëveshje tregtare dhe qeraje me këtë person, përveç faktit që e njoh, siç mund të njoh shumë vlonjatë të tjerë…”

Emri i Ilirjan Zaimit u lakua në 2020 pas një operacioni të madh antidrogë Shqipëri-Itali, ku kreu i grupit kriminal ishte Robert Myftari 47 vjeç. Ndër shumë të arrestuar në kuadër të këtij operacioni ishte dhe 54-vjeçari Ilirjan Zaimi. Ky grup kriminal zhvillonte aktivitetin e tij nga viti 2015, me itinerar Vlorë-Bari.

LEXO EDHE: Operacioni “Shpirti”, zbulohen dy personat e tjerë që bashkëpunuan me drejtësinë, kush është “shefi” që tregoi emrin e prokurorit të Vlorës dhe trafikantin që i paguante shtëpinë

Më shumë

spot_img
spot_img