Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OpEd

"Linda ka bërë të njëjtën punë dhe para martesës", gazetarja: Elektorati pret që PD të rrëzojë Edi Ramën, dhe jo të lërë pa punë gruan e tij

Shkruar nga Newsbomb
"Linda ka bërë të njëjtën punë dhe para
Linda Rama

Nga Eni Vasili

Me Linda Ramën me bashkon një njohje e vjetër, përpara se ajo të behej gruaja e kryetarit të opozitës në atë kohë dhe e kryeministrit më vonë. E kam gjetur gjithmonë, që atëherë, pjese të tryezave të ekspertizës për çështjet gender,  ekonomisë , arsimit etj. Nëse të duheshin referenca për këta sektorë të gjithë të dërgonin tek Linda.

Kur Linda  u bë gruaja e kryeministrit pako gjë ndryshoi ne marrëdhëniet tona, kafen e pijmë njësoj rrallë, por  në të njëjtin vend, ndërsa ajo vazhdon blen lule tek e njëjta zonjë sa herë dalim që aty. Vetëm, pa badigardë, pa shofer dhe me shumë çantat që mban po vetë në kurriz gjithmonë më ka habitur sesi ka arritur të mbajë atë profil të ulet , të pa përfolur, të pa bërë pis, në një distancë shumë higjienike nga punët e të shoqit, pushteti politik i të cilit polarizon në mënyrë të natyrshme, punë për të cilat ajo ka objeksionet e saj të cilat i thotë pa drojë në tavolinat ku ulet, të paktën në ato që kam qenë unë.

Edhe ky fakt me ka çuditur jo pak herë ashtu siç me surprizoi vështrimi me precizion kirurgjikal për librin tim “Unë kam vrarë” kur i kërkova disa radhë si pjesë të kritikës. Mënyra si i shkoi drejt e në thelb, çështjeve që trajtonte për gjendjen e gruas në Shqipëri më tregoi një profesioniste ekselente të temave që trajtonte.

Shtysa për këtë shënim nuk është Edi Rama, me të cilin më ndan fort mënyra se si po qevris prej 12 vitesh, por njohja personale dhe profesionale me Lindën, pasi pashë me çudi nismën e grupit te PD per tiu drejtuar disa  organizmave ndërkombëtare për të mos marrë punë nga Linda Rama.

Së pari të kujtohesh  pas 12 vjetësh për këtë do të thotë të pranosh që ke qenë në rastin me të mire i paaftë për të evidentuar në kohë problemin, me të cilin rrekesh të bindesh ndërkombëtarët e për të cilin po vetë duhet të mbash përgjegjësi.

Së dyti Linda ka bërë të njëjtën punë para dhe pas martesës së saj dhe kjo është vetëm për t’u përshëndetur sepse minimumi do skarifikonim një eksperte të zonjën, siç thotë edhe letra e PD në këmbim të një shtëpiakeje.

Së treti  nuk kam fare asnjë dyshim që të gjitha organizatat në fjalë janë në dijeni të statusit të zonjës në fjalë dhe përderisa vazhdojnë t’i referohen mjafton për të kuptuar qëndrimin e tyre. Por nga grupi i PD do kisha pritur referenca të sakta të realitetit të deformuar nga raportet e Linda Ramës, siç pretendojnë dhe jo një përshtypje të vonuar një dekadë për konflikt interesi në punën e saj.

Dhe e fundit, nuk di nëse ka patur nevojë për tekstet e "deformuara" të Linda Ramës  në shërbim të qeverisë, duke qenë se të gjitha raportet nga viti në vit e kategorizojnë Shqipërinë gjithmonë e më keq  në sektorë të ndryshëm, nga korrupsioni tek varfëria . Pra ose bashkëshortja e kryeministrit s’ka qenë e aftë (gjë që edhe vetë në letër deputetët e PD janë kujdesur të thonë se kanë respekt për profesionalizmin e zonjës Rama) ose grupi i PD po bën një iniciativë propagande për të ndërkombëtarizuar çështjet e tyre politike.

Por të vesh në shënjestër pas 12 vjetësh një grua qoftë, kjo bashkëshortja e kryeministrit si autore të realitetit  të zbukuruar që shohin ndërkombëtarët në Shqipëri është së pari të jesh jo serioz me ndërkombëtaret dhe se dyti jo serioz me elektoratin të cilët presin nga opozita të rrëzojë Edi Ramën, dhe jo të lërë pa punë gruan e tij.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese