Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndahet nga jeta Feride Kurti, “Mbretëresha” dhe bilbili i këngës matjane

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet nga jeta Feride Kurti, “Mbretëresha” dhe bilbili i

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, Feride Kurti ikona e këngës popullore matjane.

Lajmi i hidhur është bërë me dije në rrjetet sociale nga të afërmit e saj, por është shpërndarë edhe nga gazetarë e artisë.

Feride Kurti ishte dhe do të jetë emblemë kombëtare e muzikës lirike, me repertorin e saj të shumtë që do të vijojë të jetojë edhe pa atë fizikisht!

Feride Kurti ishte vajza e parë matjane, që merrte atë guxim, për të nisur karrierën në muzikë.  Kishte ambicien, që në tempullin e këngës të barazohej me burrat, për të dëshmuar bukurinë dhe fuqinë e zërit të femrës, që njëherësh përfaqëson nënën, motrën, gruan, shqiptaren.

Disa nga këngët që do të mbeten me ne edhe pse Ferideja nuk do të jetë më janë: “Cucë e bukur moj matjane”, “A e mban mend e vogël-o”, “Valëzat e Liqenit”, “Ndalu mbret se k’tu s’asht Roma” dhe mbi gjashtëdhjetë këngë të tjera që ruhen në fondin e artë të Radio Tiranës dhe TVSH-së.

1959-1962 ishin vitet kur u bënë içizimet e këngëve të para. Kompozitori i madh Skënder Frashëri bashkë me drejtorin e atëhershëm të Shtëpisë së Kulturës, krijuesin Isuf Meta, lanë gjurmë të arta me këngët e bukura matjane të karakterit popullor dhe qytetar si, “Ditë korriku ’31”, “Cucë e bukur moj matjane”, “Skuadër komandante”, “Më ka zan’ maraku me nji cucë matjane”, “Për ty cucë matjane” etj, që kapin shifrën mbi dhjetë këngë të kënduara nga Feride dhe Vera Kurti.

Këngët që ka kënduar Feride Kurti ishin këngë epike dhe lirike, me një shtrirje vokale maksimale, që deri më sot nuk ka mundur t’i këndojë ndonjë tjetër në Mat ashtu si ajo. Në këtë kontekst, mbetet një këngëtare e paarritshme në Mat e më gjërë, për natyrën e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese