Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Media italiane “sytë” nga Tirana: Rritet tensioni pak para finales, huliganë grekë e turq të infiltruar mes tifozëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Rritet tensioni për rendin publik në Tiranë pak orë para finales së Conference League mes Romës dhe Feynoord. Pas përplasjeve të mbrëmjes që çuan në arrestime të shumta, tashmë ka shumë shqetësim për infiltrimin e tifozëve të Paok Salonicco dhe Fenerbahce, armiq të Feynoord.”

Kështu shkruan media italiane “Corriere Dello Sport”. Efektivë të Policisë së Shtetit janë vënë në gatishmëri prej dy ditësh, do të jenë sot dhe nesër derisa tifozi i fundit të largohet nga Tirana, për të shmangur çdo përplasje të mundshme.

albsig

Sipas mediave në vendin fqinj, huliganët e Paok-ut të Greqisë dhe ata të turq të Fenerbahçes, njihen për armiqësinë e tyre me mbështetësit e holandezëve të Feynoord. Nëse këto zëra janë të vërtetë, atëherë Policia shqiptare duhet të përgatitet për ngjarje që mund ta kapërcejnë dhunën e djeshme.

Kujtojmë se, mbrëmjen e 24 majit një grup tifozësh të Feynoord u përplasën me ata të Romës dhe për pasojë disa persona mbetën të plagosur. Skenat e dhunës ishin të forta, aq sa u angazhuan dhjetëra efektivë për të normalizuar situatën. Disa prej tyre mbetën të plagosur.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img