Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Me urdhër të SPAK, arrestohet në mes të qytetit prokurori i çështjes së Fjolla Morinës, priten arrestime të tjera (EMRI-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Arrestohet në mes të qytetit të Kavajës, aty ku banon dhe prokurori drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmod Karriqi, aktualisht drejtues i komanduar nga KLP, ndërsa emërimin e tij, e ka si prokuror në detyrë në prokurorinë e Lushnjës. Tre vite më parë Karriqi ka shërbyer si prokuror në Kavajë.

Prangosja dhe shoqërimi i tij është bërë në kuadër të një operacioni blic që është zhvilluar sot nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjentët e SPAK. Urdhri ka ardhur direkt nga Prokuroria e Posaçme, pasi Karriqi akuzohet për “korrupsion pasiv”, mitmarrje. Thuhet se ka marrë 2 mijë euro për të ndryshuar një masë sigurie. Për ngjarjen është vënë në pranga edhe shoferi i prokurorit. Pas arrestimit policia ka bërë edhe kontrolle në banesën e prokurorit. Me urdhër të SPAK ai është mbajtur në monitorim nga organet e tjera ligjzbatuese.

Sot, teksa ndodhej në shëtitoren e Kavajës bashkë me sekretarin e Prokurorisë së këtij qyteti, Isuf Gega, ai është ndaluar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë. Edmond Karriqi është ndaluar për akuza që lidhen me korrupsionin dhe aktualisht po merret në pyetje. Në pranga është vënë dhe shoferi i prokurorit Karriqi, ndërkohë që priten edhe arrestime të tjera. Në kërkim janë shpallur shtetasit D.D., dhe E.B.

Karriqi ka qenë dhe prokurori i dosjes së këngëtares Fjolla Morina e cila u kap me armë në pikën kufitare të Morinës, ku pas “arrestit shtëpiak” u arratis për në Kosovë dhe përfundoi në Maldive.  

209195030 844215992855340 7312565836197782259 n

Më shumë

spot_img
spot_img