Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Me uniformë policie dhe maskë të zezë, del VIDEO: Momenti kur qëllohet Edison Begaj në Vlorë, dy fëmijët e mitur të shokuar brenda makinës

Shkruar nga Newsbomb
Me uniformë policie dhe maskë të zezë, del VIDEO: Momenti

Pamjet e mësipërme tregojnë momentin kur një person i veshur me uniformë policie, me maskë të zezë në fytyrë dhe me kapele, i afrohet dhe qëllon me pistoletë në këmbë Edison Begajn. Të pranishëm janë dhe dy fëmijët e mitur të të plagosurit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, është qëlluar teksa hynte në shtëpinë e tij, shkruan newsbomb.al. Pikërisht, dhe pamjet e kamerave janë të shtëpisë së tij.

Begaj del nga makina e tij dhe flet në celular me një person, ndërsa dy fëmijët e tij të mitur ndodhen në sediljen e parë të mjetit Golf, duke luajtur me njëri-tjetrin. Nga shkurret del një person me uniformë policie që i afrohet makinës dhe pret pas saj derisa të afrohet Edison Begaj.

38 vjeçari shkon qetësisht drejt tij, ndoshta duke menduar se është me të vërtetë polic, dhe pas pak sekondash autori e qëllon në këmbë, shkruan newsbomb.al. Menjëherë, Edison Begaj largohet duke çaluar, dhe “polici” po ashtu pasi u sigurua të jepte “mesazhin”.

Të tmerruar, në makinën e të plagosurit qëndrojnë dy fëmijët e mitur të tij, të cilët shikojnë gjithë skenën.

Pamjet nga Fax News:

Lexo edhe: Autori e priti fshehur pas pemëve, u ndoq nga policia

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese