Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Atentati ndaj Edison Begajt në Vlorë, autori e priti fshehur pas pemëve, u ndoq nga policia, por arriti të largohej; shoqërohen në komisariat 5 persona

Shkruar nga Newsbomb
Atentati ndaj Edison Begajt në Vlorë, autori e priti fshehur pas

Detaje te reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku ka mbetur i pragosur Edison Begaj.

Bëhet me dije se autori ka qenë i fshehur në disa pemë dhe aty ka pritur deri në momentin që Begaj po kthej në shtëpi, ku edhe edhe e ka qëlluar me armë nga një distancë prej 3 metrash.

Burime për media bëjnë me dije se autori pasi ka qëlluar 38-vjeçarin, ka ikur deri në një distancë në këmbë dhe më pas është larguar me makinë tip “Benz”.

Policia i është vënë menjëherë nga pas, por autori ka mundur të shpëtojë.

Deri më tani policia ka shoqëruar në komsiariat 5 persona të cilët kanë dhënë dëshminë në lidhje me ngjarjen.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kanin të Vlorës, ku i bënë pritë 38-vjeçarit dhe u qëllua me katër pluma në këmbë.

Begaj ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në dëshminë e tij të parë, ai ka thënë para hetuesve se nuk e  ka parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë, kjo edhe për shkak të errësirës në zonë.

Policia po heton në  2 pista, konflikt i ditëve të fundit dhe prishje e pazareve të drogës.

Lexo edhe: I dënuar për shitje droge dhe armëmbajtje pa leje, KUSH është 38-vjeçari që i bënë ATENTAT në Vlorë, subjekt i OFL-së

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese