Edison Begaj është 38-vjeçari që mbrëmjen e djeshme ka mbetur i plagosur në Kaninë të Vlorës, pas një atentati që i është bërë.
38-vjeçarit i është bërë pritë para banesës ku është qëlluar me breshëri plumbash. Ai ka marrë katër plumba në këmbë. Begaj ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Por kush është Edison Begaj?
Edison Begaj është një emër i njohur për policinëm e Vorës.
Ai ka qenë i dënuar në 2010 me 7 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.
38-vjeçari është edhe subjekt i OFL-së. Atij më 18 maj 2020 OFL i ka kërkuar të justifikojë pasurinë.
“Edison Begaj, banues në Vlorë, i cili rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar përfundimisht me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake” thuhej në njoftimin e OFL-së pak muaj më parë.
Lexo edhe: Atentat me armë zjarri gjatë orëve të vona të mbrëmjes në Vlorë, plagoset 38-vjeçari

