Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentat me armë zjarri gjatë orëve të vona të mbrëmjes në Vlorë, plagoset 38-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Atentat me armë zjarri gjatë orëve të vona të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një 38-vjeçar.

Policia njofton se rreth orës 23:30, në spitalin e Vlorës ka shkuar i plagosur “dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B., 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë”.

Mësohet se 38-vjeçari i plagosur është Edison Begaj, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Burime për media bëjnë me dije se Begajt i është bërë atentat dhe ka marrë katër plumba në këmbë. 38-vjeçarit i kanë bërë pritë dhe në momentin që po futej në banesë është qëlluar me katër plumba.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sqarimin e saj.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 29.05.2021, rreth orës 23:30, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. B, 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.