Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

“Kur Millosheviç u deklarua kriminel lufte, Hashimi ishte Zelensky i Kosovës”, Rama: Tani Thaçi është në burg, uroj që Volodymyri mos ketë fatin e tij

Lajme të ngjashëm

Në një bashkëbisedim me gazetarët në Londër, kryeministri Edi Rama u pyetur lidhur edhe me fjalimin që mbajti në Asamblenë e Këshillit të Europës për raportin e Dick Marty-t.

Plot bindje dhe me “plot gojë” Rama tha se do ta bënte sërish pasi mendon se është një kurth rus, i cili vazhdon të funksionojë ende.

Ndërkohë, më tej kryeministri u shpreh se shpreson që mos ndiqet e njëjta logjikë që është ndjekur me Hashim Thaçin edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky,

Rama tha se kur Sllobodan Millosheviç u deklarua si kriminela lufte, asoj kohe Hashim Thaçi ishte Zelensky i Kosovës, mirëpo tani ai ndodhet në burg, prandaj dhe ka uruar që të mos ndodhë e njëjta gjë edhe me presidentin ukrainas.

Pjesë nga intervista:

-Zoti kryeministër më quajnë Besjana Balla dhe kam një kërkuese. Doja t’ju pyesja rreth fjalimit tuaj të fuqishëm në tetorin e vitit të kaluar lidhur me Kosovën. Më kujtoi se kishte impakt të madh. A ishte dalje nga situata duke ditur tanimë masat paraprake politike. A do ta bënit sërish atë fjalim?

Edi Rama: Çfarë masash papaprake?

-Mënyra sesi u trajtua në median ndërkombëtare…

Edi Rama: S’më intereson. E vërteta është më e rëndësishme sesa ç’mendojnë njerëzit në moment. Ju e thoni sepse ishte një e vërtetë jokomode. Është e gjitha një kurth. Dhe disa njerëz, disa autoritete, disa kolegë të mitë nuk duan të shohin që nuk ka të bëjë me gjykatën dhe çështjen. Ka të bëjë me një pjesë të saj. Që është shenja e parë që e solli këtë gjë por kjo është e vërteta. Eshtë një kurth rus dhe kjo është e qartë. Dhe “chapeau” për rusët që ende kurthi i tyre punon dhe gjithë komuniteti europian demokratik punon bazuar mbi një kurth rus. Por kjo është e vërteta. Sepse ndryshe dikush duhet të më tregojë se ku janë organet që janë marrë nga trupat dhe janë trafikuar në perëndim.

Ku janë. Nuk ka asnjë evidencë për një aktivitet të tillë. Dhe ky raport është një turp për Këshillin e Europës. Kjo është e vërteta. Jam i sigurt që e vërteta do të dalë. Dhe shpresoj që Zelensky të mos përfundojë në burg një ditë. Sepse me këtë logjikë…Sllobodan Milloshevic u deklarua një kriminel lufte. Hashim Thaci u pagëzua si Xhorxh Uashington i Kosovës.

Ok? Kështu ai ishte Zeleksky i Kosovës në atë kohë dhe sot është në burg. Shpresoj që Zelenski të mos shkojë në burg me këtë logjikë për krime lufte. Të akuzosh për krime lufte dikë që ka drejtuar një rebelim kundër një agresori që kishte për qëllim spastrim etnik si të ishte komandant i një shteti të organizuar kjo është flagrante. Por është më e tmerrshme akoma që ka pretendime për trafikim të organeve të qenieve njerëzore bazuar në disa histori në Shqipëri për shtëpinë e verdhë. Nuk ka shtëpi të verdhë. Nuk ka asgjë. Dhe raporti thotë që njerëz në fshat mohojnë të kenë parë një gjë të tillë sepse ata ofronin prostituta. Njerëzit në fshat ofronin seks për të mbuluar trafikimin e qenieve njerëzore? Këto janë…Por fatkeqësisht ikën fluturuan gjithandej. Nuk jam bërë pishman. Do ta bëja sërish e sërish sikurse e sheh po e bëj prapë këtu. Në cdo lloj rasti. Eshtë një turp.

LEXO EDHE: Hysenbelliu bëhet çështje edhe në Londër, Rama gazetarëve: Nuk kanë imunitet që në emër të lirisë së medias të bëjnë gjithçka prapa ekranit

LEXO EDHE: Edi Rama ironik me ministren e Brendshme angleze: Po ju pushtoi Rusia, ne do t’ju mbrojmë nga Putin e Suella Braverman (INTERVISTA)

LEXO EDHE: Edi Rama i prerë me BE: Një konfederatë Egosh që nuk korrespondojnë me njëri-tjetrin, kanë qenë hipokritë me ne. Ja ç’duhet të bëjmë (DEKLARATA)

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë