Besimtarët ortodoksë festojnë sot Ditën e Ujit të Bekuar, e cila njihet edhe si festa ndërkombëtare e Epifanisë. Pjesë e ritualit fetar është edhe kredhja në ujërat e akullta të janarit, duke sfiduar të ftohtin, për të kremtuar festën duke marrë kryqin.
Por këtë vit, për shkak të motit të keq gjatë ditës së sotme, hedhja e kryqit është anuluar në të gjithë vendin, nga Hirësia e Tij Kryepeshkopi Joan.
I vetmi qytet që ka vazhduar traditën me fanatizm, është Berati , ku përpos kushteve jo të përshtatshme atmosferike të rinjtë beratas janë hedhur në ujërat e lumit Osum për të bërë kapjen e Kryqit, i cili u kap nga Fabio Naço. Ndërsa në Gjirokastër, është mbajtur vetëm mesha në Kishë.
Zanafilla e kësaj feste lidhet me pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.
