Shorti i gjysmëfinaleve të edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest ka përcaktuar si do të ndahen performancat e shteteve në dy netët gjysmëfinale, në një ceremony që u mbajt në Rathaus të Vjenës.
Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë, atë të 14 Majit, teksa përfaqësohemi në “Austria Arena” me këngën “Nan” nga Alis Kallaçi.
Renditja e saktë e konkurrimit për dy gjysmëfinalet do të përcaktohet në fund të marsit. Pas bashkimit të votimit të publikut dhe jurisë, vendet e 10-shes kryesore të çdo gjysmëfinaleje do t’u bashkëngjiten në finalen e madhe, e cila do të mbahet më 16 maj, 5 vendeve të kualifikuara më parë.
Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Austria janë të kualifikuara automatikisht në finale, por duhet të transmetojnë dhe të votojnë në një nga netët gjysmëfinale.
Në gjysmëfinalen e parë të 12 majit, shtetet performuese janë:
Gjeorgjia (GPB)
Portugali (RTP)
Kroacia (HRT)
Suedia (SVT)
Finlanda (YLE)
Moldavia (TRM)
Greqia (ERT)
Mali i Zi (RTCH)
Estonia (ERR)
San Marino (RTV)
Poloni (TVP)
Belgjika (RTBF)
Lituania (LRT)
Serbia (RTS)
Izraeli (KAN)
Në gjysmëfinalen e dytë të 14 majit, shtetet performuese janë:
Armenia (AMPTV)
Rumania (TVR)
Zvicra (SRG SSR)
Azerbajxhani (Ictimai)
Luksemburgu (RTL)
Bullgaria (BNT)
Çekia (CT)
Shqipëria (RTSH)
Danimarka (DR)
Qipro (CyBC)
Norvegjia (NRK)
Malta (PBS)
Australia (SBS)
Ukraina (Suspilne)
Letonia (LSM)
