Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë përfshirë nëj një debat të ashpër mbrëmjen e djeshme me njëri-tjetrin, në dhomën e gjumit.
E prekur nga fjalët e këngëtarit , moderatorja i tha që të ikë dhe se nuk do të përballet me të, pasi ky i fundit i ka bërtitur dhe është sjellë keq më të.
Pjesë nga debati:
Kiara: Më ka bërë mua si lolo ky! Kujt i fishkëllen ky moj, kush është ky? Ka mundësi të ikësh, nuk dua të të dëgjoj fare.
Luizi:Ku po ik? Do më dëgjosh që çke me të.
Kiara: Ik të thashë! Fare nuk dua të të shoh, më bërtet ti mua, kush je ti që më bërtet mua?
Luizi: Kush të bërtit?
Kiara: E kupton që nuk lejoj as mamin dhe as babin të më bërtasin kështu.
Luizi: Kush të bërtiti moj?
Kiara: Hera e fundit që më bërtet kështu, kaq po të them Luiz.
Luizi: Ku të bërtita?
Kiara: Mos më fol më me atë ton! Ik që këtu, nuk dua të të flas fare!
Luizi: Ku të bërtita?
Kiara: Jo nata e fundit të jetë, po të jetë dita e fundit e jetës. As nuk më intereson hiç!
Luizi: Ku të bërtita? Unë flas me ty, ti i kthen përgjigje Deas.
Kiara: Kujt i fishkëllën ti ore?
Luizi: Kam 9 orë që të thërras o Kiar.
Kiara: Ik mëso të flasësh. Nuk jam qen rruge që më flet ashtu ti.
View this post on Instagram