Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar pajk më parë masat e reja anti-Covid, në bazë të përmirësimit të situatë epidemiologjike në vend, raporton newsbomb.al. Këto masa të reja do të hyjnë në fuqi në 1 qershor, 15 qershor dhe 1 korrik.
Masat e reja nga data 1 qershor 2021:
- Hiqet detyrimi për mbajtjen e masakës në ambiente të hapura;
- Maska e detyrueshme ne ambiente të mbyllura dhe transportin publik;
- Rekomandohet mbajtja e saj në vende ku ka grumbullime;
- Ora policore zgjatet me 1 orë, nga ora 22.00 në orën 23.00;
- Diskot mbeten të mbyllura;
- Muzika e ndaluar pas orës 22.00.
Nga 15 Qershori:
- Lejohen grumbullimet nga 10 persona që ishte, në 50 persona, por duke respektuar masat.
Gjithashtu, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi dhe disa masa të reja që do të merren nga data 1 korrik nëse situata vazhdon të jetë në përmirësim. Një lajm i mirë për tifozët, do të lejohet rikthimi i tyre në stadiume.
Masat e reja anti-covid nga data 1 korrik 2021 (*nëse situata përmirësohet)
- Ora policore nga ora 23.00 shkon në orën 24.00 deri në 06.00 të mëngjesit;
- Lejohet prania e tifozëve në stadiume, në 30% të kapaciteteve, duke respektuar masat;
- Muzika nuk ndryshon, mbetet e ndaluar pas orës 22.00;
- Diskot mbeten të mbyllura;
- Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve.
Lexo edhe: Mblidhjet Komiteti i Ekspertëve, Fico: Është ulur incidenca dhe pozitiviteti
