Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kandidati i fundit për SPAK, Ervin Kondili: Kam drejtuar operacione me metoda speciale, në dy raste u kap mbi 700 kg kokainë!

Shkruar nga Newsbomb
Kandidati i fundit për SPAK, Ervin Kondili: Kam drejtuar operacione me

Prokurori i posaçëm Ervin Kondili, është kandidati i tretë dhe i fundit që kërkon kreun e SPAK dhe është duke u intervistuar aktualisht në KLP. Kondili aktualisht është drejtues i seksionit kundër Korrupsionit në SPAK dhe kërkon bashkë me Xholin e Dumanin, të pasojë Arben Krajën.

"Kam ndjekur disa çështje penale të kryera kryesish me metoda speciale të hetimit, siç është blerja e kontrolluar. Vetëm në një rast sasia e kokainës së sekuestruar ka qenë 613kg. Në rastin tjetër, ka qenë një sasi mbi 100 kg kokainë", u shpreh prokurori, ndër të tjera në prezantimin e platformës së tij.

Një ndër rastet që përmend prokurori Ervin Kondili, ai i kapjes së sasisë prej 613 kg kokainë, bën fjalë për arrestimin e Arbër Çekaj. Në ngarkesën e tij me banane nga Ekuadori, u gjet një sasi rekord droge dhe aktualisht ky shtetas është dënuar me burg dhe vuan dënimin në qeli.

Pjesë nga fjala e Ervin Kondilit:

Kam ndjekur disa çështje penale të kryera kryesish me metoda speciale të hetimit, siç është dorëzimi i kontrolluar. Vetëm në një rast sasia e kokainës së sekuestruar ka qenë 613kg. Në rastin tjetër, ka qenë një sasi mbi 100 kg kokainë.

Jam përfaqësues çështje penale në gjykim, me një numër të lartë të pandehurisht. Fillimisht kanë qenë të dërguar për gjykim 51 të pandehur, u nda më pas çështja në dy procedime. Një aktivitet që kryhej nga këta persona për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në SHBA dhe Kanada. Të gjithë personat janë shpallur fajtorë dhe kanë marrë masë dënimi.

Kam përfaqësuar në gjykim çështje të tjera penale, që kanë të bëjnë me hetimet financiare dhe pasurore. Pas vitit 2020 e në vazhdim, në cilësinë e prokurorit të SPAK, ka pasur dhe skuestrime të pasurive.

Përgjatë 15 viteve të mia si prokuror, nga viti 2004 deri në vitin 2019, që përkon me kohën që kam qenë prokuror në Prokurorinë për Krimet e Rënda, për asnjë moment unë nuk kam pasur rolin e drejtuesit. Pas viti 2019 me krijimin e SPAK, prej muajit qershor 2020 unë jam zgjedhur drejtues i seksionit kundër Korrupsionit.

Një nga objektivat e mia lidhet me shpejtësinë dhe objektivitetin e hetimeve. Dy janë momentet kryesore sesi menaxhohen këto hetime. Njëra është marrëdhënia e prokurorit me oficerin e OPGJ dhe pjesa e dytë është përgjegjshmëria para gjyqtarit që mbikëqyr hetimet paraprake. Në vlerësimin tim kjo është  e nevojshme dhe duhet të zbatohet në çdo rast.

Lexo edhe: Adnan Xholi prezanton kandidaturën për SPAK: Koha të bëjmë hapa cilësorë kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar, kam eksperiencën e duhur

Lexo edhe: “Kam hetuar 99 çështje dhe 284 persona”, Altin Dumani tregon para KLP-së pikat e forta për drejtimin e SPAK, mediat mbeten pa audio gjatë transmetimit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese