Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Adnan Xholi prezanton kandidaturën për SPAK: Koha të bëjmë hapa cilësorë kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar, kam eksperiencën e duhur

Shkruar nga Newsbomb
Adnan Xholi prezanton kandidaturën për SPAK: Koha të

Prokurori Adnan Xholi ka prezantuar sot para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kandidaturën e tij për kreun e Prokurorisë së Posaçme.

Xholi ka thënë se nuk ka konflikt interesi, teksa ka vlerësuar punën e SPAK në këto vite. Ai është shprehur se mendon se ka ardhur koha që tashmë trupa e SPAK të bëjë hapa të mëtejshëm cilësorë në drejtim të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“E kam plotësuar deklaratën për konflikt interesi dhe nuk jam në kushtet e konfliktit të interesit. Jam një nga kandidatët që kanë shprehur vullnetin për Prokurorinë e Posaçme. Me bindjen se kam aftësitë e duhura profesionale, hetimore për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme siç është dhe Prokuroria e Posaçme. Krahas rezultateve të shkëlqyera që ka arritur Prokuroria e Posaçme, mendoj se ka ardhur momenti që trupa të vijojë me hapa të mëtejshëm cilësorë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vij sot këtu si kandidat që ka 24 vite eksperiencë pa shkëputje. Karriera ime ka vijuar nga roli bazë dhe duke ngritur të gjitha shkallët”, u shpreh prokurori Xholi.

Xholi tha se si kreu i SPAK, pasi nuk heq dorë nga roli si prokuror, do të përkushtohet personalisht për të ndihmuar përmes eksperiencës dhe kontributit, kryesisht në luftën kundër korrupsionit të lartë.

“Si drejtues do të duhet që krah bashkëpunimit, raporteve dhe menaxhimit, do të duhet që dhe vetë drejtuesi të marrë përgjegjësitë e tij, sidomos kur ngarkesa ndaj asaj strukture është në rritje. Të vendosë vëmendjen e duhur te çështjet e korrupsionit të lartë. Drejtuesi duhet të jetë pjesë e grupit dhe të japë eksperiencën e tij, kontributin e tij”, deklaroi prokurori Xholi.

Xholi tha se ka hetuar një sërë krimesh të rënda, përfshi trafikun e lëndëve të forta narkotike.

“Kam qenë prokuror që kam hetuar çështjet e masakrave në Shqipëri. Edhe pse pas 10 viteve është bërë e mundur mbledhja e provave të pakundërshtueshme. Si dhe bashkëpunuesit e drejtësisë. 3 prej të hetuarve janë dënuar me burgim të përjetshëm. Kam bashkëpunuar me autoritet e huaja sa i përket trafikimit të lëndëve të forta narkotike. Edhe si prokruor pranë SPAK, nuk e kam patur fatin që të jem nga dita e parë, por bëj një vit që jam prokuror, e kam të pamundur që të bëj para jush me dije ato çështje sensitive që kam nën hetim. Kam dërguar për gjykim zyrtarë të lartë, kam sjellë para jush vendime të formës së prerë të personave që vidhnin banesa në shtetet e huaja”, u shpreh ai.

Imazhi publik

Prokurori Xholi tha se ka drejtuar me sukses një sërë institucionesh dhe grupe të punës ku ka bërë pjesë. Sa i përket imazhit publik të karrierës, ai tha se mediat shqiptare kanë treguar se kanë patur një “reagim pozitiv” ndaj figurës së tij, sidomos gjatë procesit të rivlerësimit.

“Të jesh drejtues nuk do të thotë që je menaxher i mirë, jam munduar të jap eksperiencën time në çdo sektor. Duke qenë në cilësinë e drejtorit të drejtorisë gjyqësore, në cilësinë e drejtuesit të grupit të punës do të duhej të merrje hapat e duhur me të gjitha prokuroritë, më pas për të nxjerrë para seancave. Si drejtor i drejtorisë për marrëdhëniet me jashtë, falë masave që u morën u bë e mundur që të miratohej marrëveshja e qeverisë shqiptare me EUROJUST. Imazhi publik i karrierës. Të flasësh për një kriter të tillë duhet t’i drejtohesh medias. Mendoj që kjo është parë në personin tim gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar, ku të gjitha shkrimet kanë qenë pozitive dhe s’kanë patur ndonjë reagim. Drejtuesit e FBI më kanë dhënë certifikatë. Misionet e huaja që operojnë në Shqipëri më kanë vlerësuar”, tha ai.

Vizioni për SPAK

Xholi tha se do të kontribuojë në rritjen në mënyrë cilësore të hetimeve, si dhe mbylljen e tyre në një kohë sa më të shkrutër. Ai tha se teknologjia mbetet përparësi, në një kohë kur krimi po gjen mënyra të reja për të operuar.

“Cili është vizioni im; nëse do të kem pëlqimin tuaj, ky institucion ka për detyrë të përmbushë disa objektiva. Do të rrit në mënyrë cilësore hetimet që po zhvillohen. Hetime që duhet të bëhen në një kohë sa më të shkurtër. Prokruorët nuk do ndihen vetëm asnjëherë nëse do të sulmohen për shkak të detyrës. Do të kenë mbrojtjen time. Do të jap një sinergji të re mes prokurorëve dhe BKH. Të vihen në eficencë struktura e shërbimeve të policisë gjyqësore. Meqënëse format e krimit po ndryshojnë, do të duhet dhe ne t’i përshtatemi asaj teknologjie, dhe do të marrim hapat për të trajnuar. Do të insistoj që të bëjmë të mundur blerjen e programeve përkatëse për të bërë të mundur interceptimet e subjekteve të ndryshme. Do synoj që një trupë elitë të marrë pjesë dhe të përfaqësojë prokurorinë edhe pranë Gjykatës së Lartë”, u shpreh Xholi.

LEXO EDHE: “Kam hetuar 99 çështje dhe 284 persona”, Altin Dumani tregon para KLP-së pikat e forta për drejtimin e SPAK, mediat mbeten pa audio gjatë transmetimit

Lexo edhe: Kandidati i fundit për SPAK, Ervin Kondili: Kam drejtuar operacione me metoda speciale, në dy raste u kap mbi 700 kg kokainë!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll