Pirro Mani, aktor dhe regjisor i njohur i kinematografisë shqiptare është ndarë sot nga jeta në moshën 89 vjeçare, shkruan newsbomb.al. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në Amerikë, atje ku jetonte prej vitesh.
Një dedikim të ndjerë Manin ka bërë dhe këngëtari i njohur Elton Deda.
“Fluturo tashme me enjgjejt babai i Teatrit. Ke sjelle shume gezime ne jeten time. Dhe cfare trishtimi solle sot. Do te te jem mirenjohes per gjithcka, per dashurine qe me dhe, per trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg.
Madheshtia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do kete kurre fund vepra dhe pasuria qe na le! Qofsh i parajses babi Piro”, shkruan Deda, për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të madh.
Prej kohësh Pirro Mani vunate nga një sëmundje e rëndë dhe sot ka mbyllur sytë në Amerikë.
Lexo edhe: ARTI shqiptar në ZI, NDAHET nga jeta regjisori i njohur Pirro Mani
Lexo edhe: Mevlan Shanaj: Pirro Mani është legjendë, lavdia e kombit tonë
