Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTOT: Këta janë drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe zyrtarët që u arrestuan nga SPAK

Shkruar nga Newsbomb

Pesëmbëdhjetë urdhër-arreste janë firmosur nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK për inceneratorin fantazmë të Tiranës. Edhe përse kjo vepër nuk ekziston, taksapaguesit i kanë paguar biznesmenëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto 100 milionë euro.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ka sekuestruar muaj më parë Inceneratorin e Tiranës. Në të paktën një rast, Zoto dhe Mërtiri Zoto, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara 4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për këtë incenerator.

  1. Lefter Koka - I dënuar për dy incenratorët e Fierit dhe Elbasanit, i shtohet dhe akuza për Tiranën
  2. Alqi Bllako- I dënuar për dy incenratorët e Fierit dhe Elbasanit, i shtohet dhe akuza për Tiranën
  3. Mirel Mërtiri - I dënuar për dy incenratorët e Fierit dhe Elbasanit, i shtohet dhe akuza për Tiranën

Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Mirel Mertiri Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Mirel Mertiri

Sipas njoftimit të SPAK mësohet se gjatë hetimit ka rezultuar, se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

  1. Klodian Zoto - I dënuar për dy incenratorët e Fierit dhe Elbasanit, i shtohet dhe akuza për Tiranën
  2. Alba Thoma - "Truri" i inceneratorëve dhe ish-Drejtoresha Juridike e Ministrisë së Mjedisit
  3. Bledar Karoli - Ish-zyrtar i Ministrisë së Energjisë

Klodian Zoto, Alba Thoma dhe Bledar Karoli Klodian Zoto, Alba Thoma dhe Bledar Karoli

  1. Taulant Tusha - Drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës
  2. Pëllumb Abeshi - Kryetari i Komisionit të Shpronësimit, Ministria e Mjedisit
  3. Valbona Ballgjini - Ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës

Nga provat e siguruara ka rezultuar se dy shtetasit e shpallur në kërkim Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiti kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.

Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. dhe shoqërinë mëmë në Hollandë me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V.”, aktualisht “Geogenix B.V.”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi.

Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se Zoto, në bashkëpunim me Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 lekë. Klodian Zoto, raportohet se është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services”, si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy”.

Po ashtu, është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k. Nga hetimi janë mbledhur prova se këta shtetas, duke shfrytëzuar perfitimet e paligjshme kanë blerë për llogari të subjektit “F.M.O.” sh.p.k., një pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 611 m2, me vlerë 1,000,000 Euro, e ndodhur në qytetin e Durrësit.

Taulant Tushe, Pellumb Abeshi dhe Valbona Ballgjini Taulant Tushe, Pellumb Abeshi dhe Valbona Ballgjini

Lexo edhe: Bashkia Tiranë në “radarin” e SPAK, kush u arrestua për inceneratorin e kryeqytetit

Lexo edhe: Kush është drejtori i Veliajt që i dërgonte email-e Klodian Zotos së inceneratorëve

Lexo edhe: “Zoto dhe Mërtiri, pronarë de-facto”, SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës

  1. Namik Simixhiu - Ish-anëtar i Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës
  2. Etleva Kondi - Ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës

Namik Simixhiu dhe Etleva Kondi Namik Simixhiu dhe Etleva Kondi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë po heton në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 143/3 dhe 25, 248, 260 të Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 287/ gërma “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragari 2 i Kodit Penal.

  1. Lefter Kokën - Aktualisht në burg
  2. Alqi Bllako - Aktualisht në burg
  3. Pëllumb Abeshi - Aktualisht në burg
  4. Mirel Mërtiri - Në kërkim ndërkombëtar
  5. Klodian Zoto - Në kërkim ndërkombëtar
  6. Erjon Murataj - Në kërkim kombëtar
  7. Taulant Tusha - I arrestuar
  8. Bledar Karoli - I arrestuar
  9. Namik Simixhiu - I arrestuar
  10. Jetmir Llapaj - I arrestuar
  11. Alba Thoma - Arrest në shtëpi
  12. Valbona Ballgjini - Arrest në shtëpi
  13. Sidita Kopliku - Arrest në shtëpi
  14. Etleva Kondi - Arrest në shtëpi
  15. Sidita Tola - Arrest në shtëpi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese