Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Vendoset drejtësi për Liridona Ademajn!

Shkruar nga Newsbomb
Vendoset drejtësi për Liridona Ademajn!

Më në fund është vendosur drejtësia për Liridona Ademajn, nënën e dy fëmijëve e cila u vra në mënyrë brutale në nëntor të vitit 2023 në Prishtinë, para syve të engjëjve të saj.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur ditën e djeshme vendimin përfundimtar, duke dënuar me burgim të përjetshëm bashkëshortin e saj, Naim Murseli si dhe të akuzuarin tjetër Granit Plava, të cilët u shpallën fajtorë për veprën penale “vrasje e rëndë”, e kryer në bashkëkryerje.

Ndërkohë që për të akuzuarin tjetër, Kushtrim Kokalla, gjykata ka vendosur që ta dënojë me 30 vite burg. Mbi këtë të fundit rëndon akuza për veprën penale  “ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë”.

Në sallën e gjyqit kanë qenë të pranishëm edhe babai dhe vëllai i Liridonës, të cilët kanë ndjekur zhvillimet e procesit gjyqësor. Në momentin kur gjykatësi ka dhënë vendimin ata janë parë të përlotur teksa janë përqafuar me njëri-tjetrin, të lumtur që më në fund u vendos drejtësia për vrasjen e Liridonës, nënës së dy fëmijëve të cilës iu privua jeta me urdhër të bashkëshortit të saj, Murselit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese