Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Sot Kuvend dhe protestë!

Shkruar nga Newsbomb
Sot Kuvend dhe protestë!

Sot Kuvendi pritet të mblidhet në seancë plenare në orën 10:00. Pika kryesore e rendit të ditës së sotme në Kuvend është caktimi i anëtarëve zëvendësues në komisionet parlamentare.

Ndërsa jashtë dyerve të Kuvendit është mbledhur sërish një protestë. Qytetarët pritet të mblidhen në sheshin Skënderbej, prej ku do të nisë marshimi drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

Kujtojmë se seanca e kaluar u shoqërua me debate e tensione të shumta, teksa jashtë ishte duke u zhvilluar edhe protesta. Kanë qenë deputetët e opozitës ata të cilët kanë bllokuar foltoren duke mos lejuar kështu prezantimin e e raportit të Partisë Socialiste për reformën territoriale. Pas kësaj, mes kaosit të gjitha projektrezolutat dhe projektligjet që ishin në rendin e ditës u miratuan me votat e socialistëve.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese