Një marrëveshje strategjike me vlerë rreth 6 miliardë dollarë, që synon furnizimin e Europës Jugore me gaz natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara, ka shënuar një hap të ri në bashkëpunimin energjetik mes Shqipërisë, SHBA-së dhe Greqisë. Projekti parashikon një partneritet afatgjatë 20-vjeçar dhe zhvillim të infrastrukturës energjetike në rajon, përfshirë edhe Shqipërinë.
Në këtë kuadër, ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle theksoi rëndësinë e marrëveshjes dhe rolit të Shqipërisë si një partner i besueshëm në rajon.
Gjatë fjalës së saj ajo u shpreh se Shqipëria po konsolidohet si një nyje e rëndësishme energjetike në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes SHBA-së, Greqisë dhe Shqipërisë forcon sigurinë energjetike dhe stabilitetin rajonal. Sipas saj, projekti përfaqëson një hap konkret drejt rritjes së sigurisë dhe zhvillimit ekonomik në rajon.
