Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin!

Shkruar nga Newsbomb
Besimtarët myslimanë festojnë  Fitër Bajramin!

Pas një muaji agjërim duke sakrifikuar ndaj Zotit, në këtë muaj Ramazani, sot kremtohet festa më e rëndësishme e besimtarëve myslimanë, Fitër Bajrami ose njohur ndryshe si Bajrami i Madh.

Për të gjithë myslimanët në mbarë botën kjo festë shënon shpërndarjen e lëmoshave me të varfërit, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të festojnë së bashku Bajramin.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islamik, i njohur si periudha më e shenjtë për besimtarët myslimanë, e dedikuar agjërimit, lutjes dhe reflektimit shpirtëror.  Sot, më 19 mars 2026, shënohet fundi i këtij muaji të shenjtë.

Disa nga karakteristikat kryesore të Ramazanit janë: Agjërimi, ku  besimtarët përmbahen nga ushqimi dhe pija nga agimi deri në perëndim të diellit (iftari). Ky muaj konsiderohet si muaji i Kuranit, pasi gjatë kësaj periudhe sipas besimtarëve myslimanë nisi shpallja hyjnore. Gjithashtu gjatë kësaj kohë myslimanët duhet të japin “sadakanë”, pra të bëjnë bamirësi.

Festa e Fitër Bajramit, nis që në agimin e ditës me pastrimin ritual dhe veshjen e rrobave më të mira. Më pas përgjithësisht burrat dhe djemtë mblidhen në sheshet kryesore apo në xhami rreth orës 06:30 për faljen e namazit, ndërsa gratë përgatisin shtëpinë për pritjen e miqve, duke u siguruar që asnjë i varfër të mos mbetet pa festuar përmes dhënies së Sadakasë së Fitrit.

Në qendër të festës është dreka e bollshme familjare, ku gatuhet mish i pjekur, dhe një ëmbëlsirë tipike si hallvë ose bakllava. Po ashtu një tjetër traditë është që fëmijët marrin  dhurata apo para (harxhllëk) nga të moshuarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese