Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Eugent Bushpepa zbulon detaje për foton me Eleni Foureira: Ja kush më kërkoi ta heq

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtari përfaqësues i Shqipërisë në Eurovizion, Eugent Bushpepa i ftuar për herë të parë në një emision pas finales në kompeticion, ka treguar foton e shumëpërfolur nga mediat ku ai dhe kënëgtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira bënin shqiponjën me duar.

Bushpepa ka treguar në Opinion se grupi qipriot i ka kërkuar ta heqë foton nga Instagrami, ndërkohë që ka qenë vetë këngëtarja Foureira ajo që e ka ndaluar ta bëjë këtë veprim.

Ata të Qipros më kërkuan ta heq foton, ndërsa ishte vetë Eleni ajo që më tha ta mbaj. Kërkonin ta hiqnin foton, sepse e dinin që do të kishte më shumë polemika në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Bushpepa.

Eugent Bushpepa u rendit i 11-ti me këngën "Mall", ndërkohë që Eleni u rendit e dyta me këngën "Fuego" me të cilën përfaqësonte Qipron.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese