Drejtoresha e përgjithshme e cirkuidit belg, Nathalie Maillet, është ekzekutuar me armë zjarri nga bashkëshorti i saj Franz Dubua.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Belgjikë, vetëm dy javë para se Maillet të paraqitej për të debutuar në pistën e SPA në Belgjikë për Formula 1.
Policia u njoftua për të shtëna me armë në banesën e drejtoreshës, jo shumë larg pistës së automobilizmit dhe ka gjetur atje tre trupa të pajetë. Viktimat ishin vetë shefja Maillet, një grua tjetër dhe bashkëshorti Dubua.
Hetimet nga kriminalistika kanë dalë në përfundimin se Dubua, kur është kthyer në shtëpi, ka gjetur Maillet me një avokate nga Brukseli, me të cilën ajo kishte një marrëdhënie intime. Pas debateve, ai i ka ekzekutuar të dyja me pistoletë, më pas është vetëvrarë.
