Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E BUJSHME / Tre RUSË tentojnë të "infiltrojnë" në Uzinën Ushtarake të Gramshit, sulmojnë dhe plagosin ushtarët shqiptarë (FOTO-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Tre shtetas të huaj, me pasaporta ruse dhe ukrainase, kanë tentuar të infiltrojnë Uzinën Ushtarake në Gramsh gjatë mbrëmjes së sotme, por janë përplasur me dy ushtarët roje.

Sipas informacioneve paraprake, një 24-vjeçar ukrainas, një 25-vjeçar rus dhe një 33-vjeçare ukrainase, kanë tentuar të hyjnë në uzinë por janë përballur me dy ushtarët roje të Uzinës.

Gjatë konfrontimit, rusët i kanë sulmuar ushtarët shqiptarë me sprajt djegës në pjesën e fytyrës duke i shkaktuar humbjen e përkohëshme të shikimit.

Dy ushtarët shqiptarë janë dërguar për trajtim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar.

Mësohet se dy prej rusëve janë arrestuar nga anti-terrori, ndërsa u është gjetur edhe një aparat fotografik dhe një pasaportë ruse, çka ngre dyshimet se mund të kenë qenë spiunë. Në pranga ka rënë edhe një grua me pasaportë ukrainase, e cila qëndronte disi më larg nga dy burrat me pasaporta ruse.

Në vendngjarje ka mbërritur ekipi i anti-terrorit dhe një grup prokurorësh. Nga inspektimi paraprak i kartës së memories të aparatit fotorgafik të tyre janë zbuluar me dhjetra fotografi të zonës.

Sipas banorëve të zonës shtetasit rusë kishin të paktën dy ditë që monitoronin Uzinën Ushtarake, me harta dhe pajisje të tjera teknologjike, duke u shtirur si turistë të huaj.

Ministria shqiptare e Mbrotjes e ka konfirmuar incidentin e rëndë.

LEXO EDHE: Sulmi në Uzinën e Gramshit, e konfirmon Ministria e Mbrojtjes: U arrestuan tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase!

Dy prej ushtarëve të plagosur me djegie pas sulmit në Uzinën e Gramshit Dy prej ushtarëve të plagosur me djegie pas sulmit në Uzinën e Gramshit   Një prej ushtarëve shqiptarë me djegie në fytyrë Një prej ushtarëve shqiptarë me djegie në fytyrë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese