Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Drejtuesi dhe sekseri u kapën me 5 milion lekë dhe emra votuesish, reagon LSI-ja: E turpshme! Aktivistët tanë kanë të drejtë të ‘stërviten’

spot_img

Lajme të ngjashëm

Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Shkodër, reagon pas procedimit të drejtuesit të LSI në Pukë Demir Syla, i cili u ndalua bashkë me sekserin e tij Vasil Shabani duke blerë votuesit me para, për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas LSI, ndalimi i aktivistëve nga Policia është një veprim i turpshëm, pasi sipas kësaj force politike “janë në të drejtën e tyre për të bërë ushtrime zgjedhore”.

Demir Syla dhe sekseri i tij Vasil Shabani ( ky i fundit i arrestuar) u kapën nga Policia me 5 milion lekë të vjetra dhe një listë me emra votuesish pukjanë (emër, atësi, mbiemër) dhe me dy fletë votimi. Sipas LSI, fletët e votimit kanë qenë demonstrative.

Deklaratë e kryesisë së LSI Qarku Shkodër

Dega e LSI qarku Shkodër informon e sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur ne Pukë, ku aktivistë të LSI janë marrë nën hetim nga policia është një situatë që tregon politizimin e tejskajshëm të policisë së Rilindjes.

Aktivistët tanë janë në të drejtën e tyre për të bërë ushtrime zgjedhore, në vijim edhe të praktikave dhe orientimeve të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve për mënyrën e votimit. Është skandaloze dhe e turpshme të dërgosh për ndjekje penale aktivistë politikë të cilët duan të bëjnë të njohur mënyrën e votimit, aq më shumë që është një skemë e re, e papërdorur më parë.

Fletët e gjetura janë demonstrative dhe nuk kanë si të jenë origjinale, kur ato akoma nuk janë prodhuar. Ato janë thjesht dhe vetëm orientuese dhe natyrshëm përdoren nga të gjithë subjektet politike. I bëjmë thirrje policisë të ndalë këtë revansh të turpshëm dhe antiligjor, dhe të investohet e angazhohet në kryerjen e detyrave të veta funksionale .

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img