Sekretari i PS Damian Gjiknuri, ka treguar këtë të premte se një emër i mundshëm për Bashkinë e Shkodrës është dhe ai i Benet Becit. I pyetur nga gazetarët në selinë rozë, ai theksoi se ky nuk ishte konfirmim, por e cilësoi deputetin Beci si një emër të përshtatshëm.
"Beneti është një kandidaturë e mirë do i bënte nder Shkodrës. Nuk po konfirmoj që do të jetë Beneti pasi do ti nënshtrohen një procesi konsultim brenda partisë dhe përtej partisë di ti bënte nder Shkodrës dhe mendoj se është një kandidat shumë i përshtatshëm. Për të mirën e shkodranëve do të ishte mirë të ishte kandidat", u shpreh Gjiknuri.
Më tej, numri dy i Partisë Socialiste zbuloi dhe pritshmëritë e larta që ata kanë, duke thënë se në lidershipi as që e diskuton marrjen e 40 bashkive.
“Nuk zbresim nën 40 bashki, kjo nuk diskutohet. Shifra mund të jetë edhe më e lartë por varet nga dinamika dhe organizimi ynë. Duke parë qeverisjen dhe trashëgiminë elektorale dhe alternativën përballë dalim natyrshëm në këtë përfundim.
Edhe ju edhe pse nuk doni ta pranoni këto janë llogaritë elektorale kur nuk ke asnjë alternativë tjetër përballë. Alternativa e besueshme mund të kthente kahje, por këtu kemi të njëjtët njerëz që nuk kanë asnjë bagazh pozitiv të qeverisjes së tyre", vijoi Damian Gjiknuri.
