Ditmir Bushati, ish-ministër dhe një nga zërat më të rëndësishëm në Partinë Socialiste, mori sot besimin e kryeministrit Edi Rama për të punuar bashkë për Akademinë Politike. Duket se përplasjet mes tyre "janë sheshuar" dhe tashmë Rama ka zgjedhur ta ketë Bushatin pranë vetes.
Nga punimet e Asamblesë, ky i fundit ka dalë "i qeshur" dhe ka folur shkurtimisht për mediat.
"Kam hedhur votën time dhe shpresoj të zgjidhem dhe të jap kotributin tim në Parti", tha ai ndër të tjera, ndërsa theksin e vuri dhe te "debatet" në PS. “Ka vend për të përmirësuar të gjithë hapësirën e debatit politik dhe poërmirësimi i debatit jam i bindur se do të fillojë me PS”.
Sondazh
Poll
