Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak më parë se në punimet e Asamblesë do të zgjidhet pjesa tjetër e Kryesisë së Partisë, si dhe për ngritjen e dy organizmave të rëndësishëm brenda PS.
Do te jetë Sekretariati i ri i Partisë dhe Akademia Politike. Për herë të parë pas përplasjeve me të, Edi Rama ka vendosur të rikthejë në një detyrë të rëndësishme në PS Ditmir Bushatin. Ai do të punojë ngushtësisht me Ramën dhe të tjerë për Akademinë Politike.
"Sot Asambleja do të zgjedh dhe pjesën tjetër të Kryesisë së PS. Sekretariati i ri ekzektuv do të ketë misonin më kompleks në kujtesën time, se do merret përditë dhe shumë seriozisht me një riorganizim tërësor duke bashkëpunuar dhe me Akademinë Politike.
Në grupin e punës së Akademisë Politike do të jenë bashkë me mua, profesor Servet Pllumbi, profesor Ethem Ruka, Lindita Nikolla, Ditmir Bushati, Arbër Mazniku, dhe disa konsulent të huja.
Akademia Politike do të jetë shkolla e menditimit politik", tha Rama.
