Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit pesë persona kanë humbur jetën në Itali si pasojë e temperaturave të larta që kanë prekur kontinentin evropian.
Ditën e sotme 25 qytetet më të mëdha në Itali kanë pasur nivelin më të lartë të nxehtësise ekstreme. Duke nisur nga nesër pritet që të ketë reshje të dendura shiu që do te bien në zonën e Italisë veriore dhe në atë qendrore.
Shumë bashki në të gjithë vendin kanë vendosur të hapin muzetë falas deri në përfundim të kësaj vale të nxehti.
Gjithashtu edhe palestrat edhe qendrat kulturore do te qëndrojnë të hapura për banorët dhe turistët.
Sipas mediave të huaja masat e marra duhet të jenë të menjëhershme në lidhje me kopshtet publike te vendit ku së fundmi është zbuluar që shumë prej tyre nuk kanë ajër të kondicionuar dhe temperaturat brenda këtyre ambienteve i kalojnë 36 gradë celsius.
