Anëtari i kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi ka komentuar situatën brenda kësaj force politike. Ai u ndal tek firmat e mbledhura për Kuvendin Kombëtar, ku tha se e sheh si të vetmen shpresë për të ringjallur Partinë Demokratike. Ndërsa për kreun e PD, Lulzim Bashën ai u shpreh në “News 24” se i la njerëzit pa identitet politik, por demokratët nuk mund ta pranojnë këtë.
Bumçi: Unë firmosa si pjesë e këtij procesi sepse kjo është e vetmja shpresë për të ringjallur PD-në, pas dy humbjesh dhe pas braktisjes së betejës për zgjedhjet. Basha ka të drejtë kur thotë se ka masakër zgjedhore, por përse e la betejën. Si e lë ti qeverinë të qeverisë pa pasur zgjedhje të lira. Kjo ka lënë dëshpërim njerëzit nuk dinë ku të drejtohen.
Pyetje:Nuk është Komisioni Hetimor një armë?
Bumçi: Çfarë do të thotë më shumë nga çfarë nuk ka thënë ODIHR. Përdorimi i shtetit në zgjedhje ishte fakti më i rëndë. Pastaj kemi edhe patronazhistët, pra ODHR ka thënë shteti është zgjedhje. Basha ka një raport kritik për qeverinë por nuk e përdor. Çfarë kushte i ka vënë Ramës? Ka hyrë në parlament me normalitet, pranon qeverinë që të ka dhunuar zgjedhjet. Nëse i ke provuar të gjitha rrugët dhe je i pazoti atëherë largohu…Çështja nuk është e Sali Berishës, nuk është individuale. Fakti që sallat u mbushën ka një frymë që nuk e pranon Bashën.
Pyetje: Basha thotë që ka pasur llum në të kaluarën në PD?
Bumçi: Është turp, i le njerëzit pa identitetit politik. Ky të rrëzon identitetin, të rrëzon të kaluarën, por këtë nuk e pranojnë demokratët.
