Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau recepsionistin në Dhërmi, Policia greke arreston në kohë rekord në aeroport pronarin e Hotel "GRECCIA"

Shkruar nga Newsbomb
Vrau recepsionistin në Dhërmi, Policia greke arreston në
Hotel Greccia dhe pronari, Gerald Shehu

Gerald Shehu, pronari i Hotel "GRECCIA" në zonën e Dhërmiu, në jug të vendit, është lokalizuar dhe arrestuar në kohë rekord nga Policia greke në një nga aeroportet e vendit. Siç duket, 43 vjeçari po përgatitej të largohej dhe nga Greqia, sapo u mësua se pas ngjarjes kishte kaluar kufirin e vendit fqinj.

Shehu akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri për vdekje recepsionistin e hotelit të tij, 31 vjeçarin Eraldo Nevruzi. I riu ishte nga Tirana dhe në jug kishte shkuar të punonte gjatë sezonit veror, por është vrarë nga pronari i Hotel "GRECCIA" dhe prej 18 orësh trupi i tij nuk është gjetur.

Rreth orës 18.00 me orën e Shqipërisë dhe 19.00 me atë të Greqisë, Policia helene ka njoftuar homologët shqiptarë se kishte lokalizuar dhe arrestuar në një nga aeroportet e vendit shtetasin me kombësi shqiptare dhe pasaportë britanike, Gerald Shehu.

Ai është ndaluar në Aeroportin e Kurfuzit, me dy bileta të prera fillimisht për në Barcelonë dhe më pas në Britaninë e Madhe, vend ku dhe jeton.

Vrau recepsionistin në Dhërmi, Policia greke arreston në
Hotel Greccia ne Dhermi

Newsbomb.al ka raportuar më herët se 43 vjeçari që akuzohet zyrtarisht nga Policia e Shtetit se ka vrarë recepsionistin Eraldo Nevruzi, është pronar i "Hotel GRECCIA" në plazhin e Dhërmiut. Trupi i 31 vjeçarit është zhdukur dhe pas 18 orësh, Policia nuk ka arritur ta gjejë.

Ndërkohë, vetë shtetasi Gerald Shehu me origjinë nga Tepelena dhe me banim në Angli, menjëherë pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, datë 6 Qershor, është larguar për në shtetin grek.

Kjo provohet dhe nga të dhënat e sistemit TIMS, sipas të cilave ka rezultuar se pronari i Hotel "GRECCIA" e ka kaluar kufirin pak orë pas krimit të rëndë. Nga këqyrja e pamjeve filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, pronari i Hotel "GRECCIA" rezulton se është autor i vrasjes.

Është ende i paqartë shkaku i vrasjes së recepsionistit 31 vjeçar. Eraldo Nevruzi dyshohet se ka humbur jetën rreth orës 00.30 të kësaj të enjte, datë 6 Qershor 2024 dhe kur kanë kaluar më shumë se 18 orë trupi i tij nuk është gjetur.

"Në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Dhërmi dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ju informojmë se: 

Falë një sërë informacionesh kyçe të siguruara nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e autorit të dyshuar, dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet ndërkombëtare, veçanërisht me Policinë greke, është bërë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit G. Sh., i cili dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarjeje kriminale", njofton Policia e Vlorës.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese