Një ngjarje tragjike tronditi të enjten bregdetin, ku pronari i “HOTEL GRECCIA” në Dhërmi, Gerald Shehu, ekzekutoi me armë zjarri recepsionistin 31-vjeçar, Eraldo Nevruzin.
Shehu u vendos në prangat e policisë greke pasditen e djeshme, ndërkohë autoritetet shqiptare po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të viktimës.
Mëngjesin e kësaj të premte forcat e policisë kanë shtrirë kërkimet në aksin Dhërmi-Himarë, aty ku dyshohet se Shehu pasi e vrau Nevruzin trupin ia ka hedhur në këtë aks.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur pak pas mesnatës së të enjtes, 6 qershor, ndërsa u zbulua vetëm disa orë më pas, pasi në një prej dhomave të htoelit “GRECCIA” u gjetën njolla gjaku. Dyshohet se 43-vjeçari Shehu pasi vrau recepsionistin në dhomën e hotelit, trupin ia mbuloi me një çarçaf dhe e largoi nga hoteli.
Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli, rezulton pronar i hotelit “Greccia”. Ai u vu në prangat e policisë rreth orës 18:00 të pasdites së djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Korfuzit "Jani Kapodistria, raporton neësbomb.al. Shehu po përgatitej të largohej drejt Barcelonës dhe më pas Anglisë.
Rreth orës 18.00 me orën e Shqipërisë dhe 19.00 me atë të Greqisë, Policia helene njoftoi homologët shqiptarë se kishte lokalizuar dhe arrestuar në një nga aeroportet e vendit shtetasin me kombësi shqiptare dhe pasaportë britanike, Gerald Shehu.
Në pamjet e kamerave të hotelit dhe nga dëshmitë, është raportuar se rreth orës 00.30 të mëngjesit të djeshëm ka pasur dy të shtëna pistolete që dyshohet se i kanë marrë jetën të riut nga Tirana. Pistat të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja janë konfliktet e çastit si dhe prishja e pazareve të drogës. Viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit.

