Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të mbytur në lumin Drin, del foto e nënës me tre fëmijët, merren në pyetje bashkëshorti dhe familjarët

Shkruar nga Newsbomb
Të mbytur në lumin Drin, del foto e nënës me tre
Nena me tre femije

Një ngjarje tragjikë është shënuar në Shkodër, ku dyshohet se nëna dhe tre fëmijët janë mbytur në lumin Buna.

Nëna Alma Arrazi dhe tre fëmijët, dy vajza dhe një djalë, 9, 8 dhe 3 vjeç, u zhdukën tre ditë më parë, ndërsa kallëzimin për zhdukjen e ka bërë bashkëshorti Ergys Arrazi.

Mëngjesin e sotëm një peshkatar rastësisht ka gjetur trupin e pajetë të një prej fëmijvee, i cili kishte dhe shenja në fytyrë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur palombarët dhe efektivët e RENEA-s, të cilët po vijojnë kërkimin për nënën dhe dy fëmijët e tjerë.

Policia ka shoqëruar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarjes, ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet. Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë marrë në pyetje edhe familjarët e Alma Arrazur, nëse kanë dijeni për ngjarjen.

Të mbytur në lumin Drin, del foto e nënës me tre
Alma Arrazi

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese